Tahiri duke pritur vendimin, të rinjtë i kërkojnë foto (Video)
Imazhi dhe popullariteti i Saimir Tahirit nuk ka rënë, me gjithë akuzat për trafik droge dhe korrupsion që rëndojnë ndaj tij.
Edhe pse sot Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-ministrin e Brendshëm, ka ende të rinj që e shohin si një figurë pozitive, me të cilin ‘ia vjen’ të bësh edhe një foto. Shfaqja e sotme e ish-ministrit në publik nuk mund të ikte pa vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, ku një grup të rinjsh i kanë kërkuar ish-ministrit të bëjnë një foto me të. pavarësisht se vendosej ‘fati’ i tij, Tahiri u shfaq mjaft i qetë, ndërsa nuk nguroi as të buzëqeshte, sikur të ishte një ditë krejt e zakonshme. Gazetari Klajdi Bodlli sjell për ‘BalkanWeb’ pamjet nga lëvizjet e Tahirit.