Takimi, Rama konfirmon Veliajn si kandidat për Bashkinë e Tiranës

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama, ka rikonfirmuar rikandidimin e kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj edhe për një mandat të dytë.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet gjatë inagurimit të bulevardit të ri të Tiranës, ku ka theksuar se “bashkë me kryebashkiakun Veliaj në mandatin tjetër qeverisës do të bëhet shumë me tepër se sa është bërë në këto tre vite”.

Rama: “Së bashku me projektet e qeverisë për Tiranën së bashku me një sërë projektesh që shpresojmë të financohen me partnerët, na jep mundësi që të themi jo vetëm  në këtë mandat të kryetarit të bashkisë së Tiranës ne do të bëjmë shumë tepër se çfarë është bërë në shumë vite së bashku, por në mandatin e ri qeverisës ne do të bëjmë me siguri me kryetarin e bashkisë dhe me bashkinë e Tiranës shumë më tepër se sa është bërë në këto tre vite të bashkisë së Tiranës”.

Rama tha se, me ritmin e punimeve përpara se në krye të Bashkisë të vinte Erion Veliaj, do të duheshin 60 vite.

Loading...