Opinione

Të dhëna historike e shkencore dedikuar politikanit të dështuar Bardhyl M.

Shpërndaje

Aspekte historike e shkencore

– sefardët dhe ashkenazët – 

( Pjesë nga libri: “Aspekte historike për Tokën e Shenjtë, arabët, hebrenjtë dhe palestinezët”, autor: Behxhet Jashari )

“An­tro­­pologët kanë ar­dhur në përfundim se heb­renj­të e Evropës Lin­dore, themeluesit e sioniz­mit, kanë pak ose as­­pak lidhje biologjike me Pa­­lestinën”.

(Thomas Kier­man)[1].

…Pjesa më e madhe e izraelitëve të sotëm (rreth 80%) nuk janë pasardhës të bijve të Isra­i­lit (Ja­kubit a.s.) që u strehuan në Egjipt, që d.t.th. se ata nuk janë izraelitë origjinalë, por origjina e ty­re vjen nga evropianët ose nga po­pujt e Ev­ro­pës Lindore dhe njihen me emrin ash­kenazë. Ata janë pasardhës të hazarëve me origjinë nga fi­set e hershme turko-tatare të ci­lët mbretërinë e ty­re e formuan në Evropën Lin­­­­­­­dore. Në të vër­tetë për ha­za­­rët thuhet se rrje­dhin nga një fis fin­­lan­do-hungarez të njëjtë me bullgarët, ava­rët dhe di­sa fise tjera turk­e[2]. Pas shkatë­rri­mit të pe­ran­do­­risë së hunë­ve, ha­­zarët do të vendosen në kufi­rin aziatiko-ev­­ropian afër lumit Vollga dhe De­­tit Kaspik ku edhe shpeshherë hynin në kon­­­flik­te me fqi­njët. Per­sianët mbroheshin nga ha­zarët du­ke i mbyll grykat malore të shu­­më pje­sëve të varg­­ma­­­leve të Kaukazit. Me­gjith­atë, pas shka­të­­rri­mit të Perandorisë Per­si­a­ne, haza­rët do t’i ka­loj­­në malet e Kaukazit dhe do të fu­ten në Armeni. Më pas do të zgje­ro­hen dhe do t’a push­­toj­­në edhe gadishullin e Kri­me­së i cili për një pe­­ri­udhë të gja­të kohore është quajtur Ha­­­­za­ri­ja. Bizantinët që ku­fi­zo­heshin me ha­za­rët nuk ishin të gatshëm të luftonin me ta, mad­je edhe iu paguan tatim me qëllim që t’i mba­­nin sa më larg Kostandi­no­­pojës (Stam­bo­llit), ndërsa bull­­garët dhe rusët ishin vasalë të ha­zarëve. Gjith­­ashtu, edhe princërit e Kijevit iu pagua­nin ta­­tim vjetor ha­zarëve, ndërsa me ara­bët vazh­­di­mi­sht ishin në gjen­dje lufte.

Si pa­sojë e ek­sp­a­n­si­onit, hazarët do të zgje­ro­hen edhe në Ev­­ropë… Kah mesi i shek. VIII di­nas­tia e ha­za­rë­­ve gjatë sun­dimit të Bulanit – i cili ish­te ha­gan[3] i ha­za­rë­ve – do t’a pranojnë re­li­gji­onin ju­­daist dhe kësh­tu më vonë pasardhësi i Bu­la­nit, Ovadiu do të sjell një ligj sipas së cil­it të gji­­thë haganët e ha­za­rë­ve me­do­emos të je­­në të për­­katësisë judaiste. Më vo­në hazarët do të li­dhin aleancë me sllavët e Ru­sisë jugore, e kë­sh­­tu më vonë do të për­ha­pen edhe në shu­­më pje­së të Evropës Lindore dhe qen­dro­re[4]

[1] GARAUDY, Roger, fq. 61.

[2] VIZENTAL, Simon, “Jedro Nade”, Prosveta, Beograd, 2003, fq. 71-73.

[3] Hagan d.t.th. titull mbretëror i hazarëve.

[4] VIZENTAL, Simon, “Jedro Nade”, po aty, fq. 73.

Loading...