Të shtëna në afërsi të pazarit në Mitrovicë
Një person ka shtënë me armë në Rrugën “Adem Voca” në Mitrovicën Jugore.
Lajmin e ka bërë të ditur për Kallxo.com zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë Avni Zahiti.
Ky incident raportohet të ketë ndodhur rreth orës 09:30.
Zahiti tha se policia ka ndaluar të dyshimtin për të shtënat.
“Policia ka dalë në vendngjarje, e ka marrë një pistoletë me gaz, e ka arrestuar, apo ndaluar një person në cilësi të të dyshimtit”, deklaroi Zahiti.
Zëdhënësi i policisë tregoi se sipas informatave të para bëhet fjalë për mosmarrëveshje çasti mes dy personave, mirëpo të shtënat, sipas Zahitit nuk kanë qenë të drejtuara kah personi tjetër.
Loading...