Thaçi, Mijallkovi dhe Ibraimi sot në gjykatë për rastin “Titanik 2”
Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Titanik 2”, “Treqind” dhe “Tarifa”.
Rasti “Titanik 2” që ka të bëjë me zgjedhje lokale jo rregullore të vitit 2013, i akuzuar është lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së, Sasho MIjalkov, si dhe ish-anëtarët e KQZ-së, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vlatko Sajkovski dhe Sasho Srcev.
Në gjykatë duhet të mbahet seanca edhe për lëndën “Treqind”, në të cilën akuzohet ish-ndihmës ministri për punë të brendshme, Gjoko Popovski për keqpërdorim të detyrës zyrtare të tij në lidhje me blerjen e 300 veturave për Ministrin e Brendshme.
Në karrigen e të akuzuarve në Gjykatë sot do të ulen edhe Dejan Boshkovski, ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” dhe dy persona tjerë, të akuzuar për lëndën e PSP-së “Tarifa”.