Tre të vrarë nga të shtënat në Belgjikë, vritet edhe sulmuesi

Shpërndaje
Dy policë dhe një kalimtar rasti janë vrarë mëngjesin e së martës, si pasojë e të shtënave në qytetin belg, Liege. Sulmuesi sipas policisë po ashtu është neutralizuar.
 
Policia konfirmoi vrasjen e sulmuesit dhe vdekjen e tre personave. Motivi i sulmit e as identiteti i sulmuesit nuk janë publikuar.
 
Sipas disa medieve belge,. Para se të shtinte sulmuesi thirri ‘Zoti është i madh’. E rreth kësaj informate policia nuk ka thënë asgjë.
 
I gjithë incidenti ndodhi në një kafene lokale kur sulmuesi u kacafyt me policët e më pas hyri në ndërtesën e një shkolle të mesme ku mbajti peng pastruesen.
 
Mediat kanë konfirmuar se të gjithë nxënësit janë të sigurt. Kryeministri belg, Charles MIchel u shprehi ngushëllime familjeve të viktimave dhe gjatë ditës do të vizitojë qytetin.
Loading...