Tronditet Fieri, 3 të rinj rrëmbejnë 13-vjeçaren dhe tentojnë t’a përdhunojnë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier.
3 të rinj janë vënë në pranga pasi kanë rrëmbyer një vajzë 13-vjeçare dhe kanë tentuar t’a përdhunojnë.
Të arrestuarit janë:
1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Redion Tereziu, 22 vjeç
2.Jorges Dosti, 24 vjeç
3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal. /albeu.com/