Trupi i pajetë i policit sillet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (Video)

Shpërndaje

Trupi i pajetë i policit Malsor Dashi tashmë ka arritur në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku edhe pritet të kryhet autopsia.

Megjithatë, drejtori i këtij instituti, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se ata po e presin kërkesën nga prokurori i rastit për të vazhduar me procesin e autopsisë.

Polici u gjet sot pa shenja jete, pesë ditë pasi ishte zhdukur në lumin Lepenc bashkë me kolegun e tij, Armend Trena, pas një aksidenti komunikacioni në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit.

Loading...