Turki Al-Sheikh: Salah e humb Botërorin, do të mungojë 2 muaj

Shpërndaje

Mohamed Salah do të mungojë dy muaj për shkak të lëndimit që e pësoi në krah gjatë humbjes së Liverpoolit ndaj Real Madridit në finale të Ligës së Kampionëve të shtunën mbrëma dhe si pasojë nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës Rusia 2018, sipas administratorit të sporteve të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheikh.

Salah u detyrua ta lërë fushën i përlotur pas vetëm 30 minutave lojë në Kiev, pas një ndërhyrje në të nga Sergio Ramos, i cili pasi e rrëzoi ra mbi egjiptianin me tërë fuqinë e tij, transmeton Gazeta Express.

Al-Sheikh ka qenë president nderi i klubi egjiptian, Al-Ahly, dhe thuhet se ka lidhje të ngushta me Federatën e Futbollit të Egjiptit.

Ai e përdori Facebook-un për t’i dërguar mesazh përkrahjeje Salahut para finales së të shtunës, por sot, ai pohoi se ëndrra e 24-vjeçarit për Kupë të Botës ka marrë fund.

“Me trishtim të madh është konfirmuar se ylli jonë arab, Mohamed Salah, do të mungojë dy muaj, që do të thotë se do ta humbasë Kupën e Botës”, ka thënë ai.

“I uroj shërim të shpejtë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Loading...