U përfshi nga flakët, shembet kulla në Sao Paolo. Shihni pamjet e tmerrshme (VIDEO)

Shpërndaje

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin e shembjes së një ndërtese në Sao Paolo, pasi ishte përfshirë nga zjarri.

Sipas mediave të huaja, zjarri masiv goditi dy ndërtesa në Largo do Paissandu të martën, njëra prej të cilave u shemb.

Departamenti i zjarrfikësve kanë thënë se nuk ka rrezik që godina e dytë të shembet.

Ndërtesa e cila u rrëzua ishte e pabanuar dhe se nuk ka persona të plagosur, megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Policia ushtarake krijoi një kordon sigurie prej tre blloqesh rreth zonës si një masë paraprake dhe evakuoi ndërtesat aty pranë.

Loading...