Vajza nga Raotinca-Tetovë, tenton të hidhet nga ura!

Shpërndaje

Më 7 maj, rreth orës 04.50 minuta, personi A.L. 26 vjeç nga Tetova, ka paraqitur se në fshatin Raotincë –Tetovë, te urra e lumit Vardar, afër gardhit mbrojtës prej hekuri, ka vërejtur një femër e veshur me pizhama, e cila ka tentuar të kërcejë në lumë.

Në vendin e treguar, menjëherë janë dërguar zyrtarë të policisë, nga SPB Tetovë, të cilët së pari kanë informuar prindin e vajzës, pastaj dy nga zyrtarët e policisë me kujdes janë afruar 23v vjeçares M.B. nga fshati Raotincë, e kanë kapur përpara se të kërcente në lumë, dhe e kanë dorëzuar në duart e prindit të sajë.  

Loading...