Varroset me nderime ish-arsimtari, Zair Arifi nga Çerkezi i Kumanovës

Shpërndaje

Qindra bashkëvendas, familjarë, nxënës, kolegë të shumtë, miq nga Çerkezi dhe rrethina e Kumanovës sot (e martë) i kanë dhënë lamtumirën e fundit ish-arsimtarit Zair Arifi, i cili me nderime të larta fetare u përcoll për në banesën e fundit.

Ai ndërroi jetë të martën në mëngjes, pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 64 vjecare, ndërsa varrimi i bë me namazin e Ikindisë.

Arsimtar Zair ishte mësimdhënës i lëndës së Gjeografisë, i cili me vite të tëra ka punuar në shkollën fillore komunale “Jeronim de Rada” në Cerkez.

Nxënësit e kanë njohur si një arsimtar të palodhur, të sjellshëm, fjalë mirë dhe me përkushtim të madh në punë.

Edhe Rinia e Çerkezit, tashmë arsimtarin e ndjerë, Zair Arifin e kujton si njëri ndër figurat e para dhe të çmuara të fshatit, i cili ndriçoi rrugën e shumë gjeneratave që kaluan nëpër duart e tij./lajm

Loading...