Vazhdon gjykimi për sulmin ndaj Selës më 27 prill
Në Gjykatën Penale sot do të mbahet seancë e re dëgjimore për të akuzuarit në veprën tentim për vrasje ndaj Zijadin Selës. Gjatë seancës pritet që të lëshohet filmimi i ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar.
Në seancën e kaluar u treguan filmimet e kamerave të sigurisë nga qendra e shtypit në Kuvend.
Para Gjykatës Penale deri tani për të enjten e përgjakshme në Kuvend kanë dëshmuar disa dëshmitarë, mes të cilëve edhe vetë Sela. Për këtë rast akuzohen plot 10 persona.
Loading...