Video e publikuar/E godasin me shtizë, Sela mban kokën e përgjakur me dorë

Shpërndaje

Në një video amatore që ka siguruar prokuroria duket momenti kur e tërheqin Selën nga turma pasi që e kishin përgjakur në kokë. Sela më parë në video dukej të ishte goditur me një shtizë flamuri të drurit dhe nga goditja e fortë fillon ti rrjedhë gjak në kokë, raporton SHENJA.

Nuk duket se kush e ka goditur, pasi duket vetëm dora e tij me një bluzë të zezë me krahë të gjata. Sela dukej i hutuar dhe duke humbur baraspeshën. Për një moment përkulet në tokë dhe një njeri me maskë fantomi e godet dhe Sela çohet në këmbë duke mbajtur fytyrën me të dy duart.

Gjykatësja supozoi që atë e kanë goditur me këmbë duke u nisur nga lëvizja e fytyrës. Pasi që e kishin goditur nga largësia me shtizën, duket se si atë e kapin për dore dhe e tërheqin. Por nuk duket mirë se kush e ka kapur për dore.

Më tej i akuzuari Kire Gjorgjievski duket të hedhë mbajtëset metalike të një karrigeje drejt deputetëve. Gjyjatësja në video vërejti shumicën e të akuzuarve .

Loading...