Vidhen depot në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale

Shpërndaje

Ministria e punës dhe politikës sociale në stacionin policor në Karposh ka dërguar një procesverbal për kryerjen e një vjedhje të rëndë në hapësirat e depos të këtij institucioni, transmeton Almakos.

Sipas procesverbalit, midis datave 17 dhe 18 të muajit në kaluar në Kazermën Ilinden, më saktësisht në dy hapësira depoje të ministrisë ku deponohet malli nga ana e një kryerësi të panjohur është kryer një vjedhje e rëndë.

Vjedhja ka ndodhur ashtu që kryerësi është futur nga xhamat në njërën prej depove dhe ka vjedhur mallra të ndryshme.

Me kryerjen e veprës penale kryerësi ka shkaktuar një dëm prej rreth 524.900 den. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Loading...