Visar Ymeri, Faton Topalli e Shqipe Pantina , ‘i bashkohen’ AAK-së (Foto)

Shpërndaje

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka organizuar sot pritje solemne me rastin e 18-vjetorit të themelimit. Me këtë rast, kjo ngjarje ka bërë që të mbledh shumë personalitete të ndryshme në njërin prej hoteleve në Kosovë.

Por, në këtë tubim nuk pati vetëm simpatizantë të Aleancës, aty janë parë edhe njerëz të cilët i përkasin subjekteve tjera politike.

Kësisoj, pjesëmarrës gjatë këtij tubimi ishin edhe anëtarë të Grupit të Deputetëve të Pavarurë. Bëhet fjalë për, Visar Ymerin, Faton Topallin si dhe Shqipe Pantinën, shkruan Indeksonline.

Vlen të përmendim se këta të fundit kanë formuar edhe parti të re, ku për emrin e saj pritet të vendoset shumë shpejt.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj gjatë fjalës tha se si subjekt politik janë në gjendje të shkojnë aq larg me pajtim, sa që të pajtohen edhe me ata që deri dje kemi qenë armiq.

“AAK e ka guximin me arrit pajtimin dhe e karakterizon pajtimi i brendshëm ndër-njerëzor, ndër-qytetarë, ndër-fetar, politik, po ashtu me kundërshtarët e djeshëm politik, por pajtimi ndodhë vetëm përballë, pra nuk ka as jo fshehurazi dhe as po fshehurazi por ndodhin përballë në tavolinë, ne kemi ditë të pajtohemi me partnerët të koalicionit qeverisës dhe atë e kemi bërë përballë, andaj iu falënderoj shumë”, ka thënë Haradinaj.

Loading...