Vlora Çitaku merr mesazhe kërcënuese nga serbët

Shpërndaje

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka publikuar në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, një mori mesazhesh kërcënuese nga qytetarët serbë.

Ajo tha se mesengjeri i saj është vërshuar nga mesazhet urryese nga fqinjët veriorë.

Çitaku ka thënë se nuk po i publikon këto mesazhe pse është e frikësuar, por se po i duken qesharake.

Në disa nga mesazhet që i janë dërguar Çitakut, shkruan se ajo do të persekutohet nga Serbia dhe se burgu po e pret atë.

Loading...