VV organizon tryezën e radhës: Ky është qëllimi
Anëtari nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Bislimi në Rubikon të KTV-së ka thënë se partia e tij do të organizojë tryezën e ardhshme të partive politike, por jo që synimi të jetë konsensusi politik.“Do ta organizojmë tryezën. Nëse e thërrasim, tregojmë se nuk është problemi te konsensusi, por të tregojmë se nuk është synim konsensusi”, ka thënë Bislimi.Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, iu përgjigj duke thënë se “janë paragjykues për çdo gjë”.
Ndërsa sekretari i AAK-së, Blerim Kuçi, ka theksuar se tryezat e deritashme ishin të parat në të cilat pas 19 vitesh shtet janë ulur për herë të parë partitë politike pa ndërkombëtarët.“Në takimin e fundit u morëm vesh që të krijohet një mekanizëm që të caktohet se cila temë do të diskutohet, pra në takim të diskutohet vetëm një temë. E rëndësishme është që për herë të parë partitë politike ulen pa ndërkombëtarët”, ka thënë ai.