Xhamia në lagjen e Tophanës, premtim i parealizuar

Shpërndaje

Banorët në lagjen e Tophanës as këtë vit nuk do të falen në xhaminë e shumë premtuar, projekt për të cilin përgjegjësinë e ka marrë BFI-ja e Turqisë me miratimin e komunës së Çairit. Pavarësisht faktit se shumë herë me radhë këta banorë kanë marrë premtime për ndërtimin e kësaj xhamie ata vazhdojnë që ritet fetare ti kryejnë në një xhami të improvizuar.

“Është premtuar një kohë të gjatë, tashmë dy vjet. Fjala i bëhet por sa do të zgjasë nuk e dimë.”
“Kemi nevojë për xhami këtu afër se nuk ka këtu asnjë xhami në këtë anë, duhet të shkojmë në Jahja Pashë, në lagjen e Dizhonit, këndej nuk ka.”

“Kjo xhami shpresoj të ndërtohet më shpejtë, thonë që në 2020-tën do ta lëshojnë. Po, është vonuar po tash shpresoj të punojnë.01:59- Janë ndalur punimet më herët, janë ndërruar shefat. Shpresojmë të bëhet më shpejtë, ne ende kemi shpresa.

“Shkojnë edhe dy vjet derisa të bëhet, nuk ka tjetër, kemi mbetur këtu në këtë xhaminë e vogël. Ka mjaft njerëz. Këtu shpresojmë të bëhet, po presim çfarë të bëjmë. Ndonjëherë punojnë, ndonjëherë jo.”

Nga Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë japin afat të ri ndërsa për zvarritjen e deritanishme të punimeve nga BFI arsyetohen me probleme teknike.

Punët për ndërtimin e xhamisë vazhdojnë në mënyrë intensive dhe për një periudhë prej 2 vjet e gjysmë ose deri në 3 vjet pritet që të përfundoj i gjithë kompleksi, xhamia me objektet shoqëruese -njoftojnë nga BFI.

Xhamia, sipas planit do të jetë me katër minare dhe përveç faltores do të përfshijë edhe një qendër edukativo-shkencore, amfiteatër dhe hapësirë për lexim, për studentët e teologjisë./Alsat-M

Loading...