Zaev: Ende nuk është arritur një marrëveshje për ndonjë emër për shtetin

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev është duke mbajtur një konferencë për gazetarë ku po flet për arritjet e deritashme të qeverisjes së tij.

Ai ka folur edhe për procesin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së emrit, duke theksuar se ende nuk është arritur një marrëveshje për ndonjë emër për shtetin, raporton Tv SHENJA.

Zaev ka shpjeguar se ministrat e Jashtëm të dy shteteve janë dakorduar për parimet formale të zgjidhjes, ndërkohë që do të ketë një bisedë telefonike me kryeministrin Cipras gjatë ditëve të ardhshme. “Kjo është shumë e rëndësishme. Po punohet aspekti formale juridik se si do të implementohet marrëveshja eventuale. Por, në Maqedoni do të ketë referendum për çështjen e emrit”, ka deklaruar Zaev.

Loading...