Zaev imiton Gruevskin, bën bashkë Aliun, Menduhin dhe Amdi Bajramin

Shpërndaje

Zgjerimi i shumicës parlamemtare është tema aktuale që po e mbanë në ankth opinionin duke e “terorizuar” me lajme të tipit “Gashi tronditë Çairin”, “Vjen lajmi madhë”, “PDSH pjesë e Qeverisë” dhe të ngjashme, sikur mos të ishte komike do ishte tragjike.

Çka po ndodhë me Shqiptarët?

Strategjia është shumë e qartë dhe lehtë e kuptueshme, si të mbahen shqiptarët nën kontroll, Gruevski me shumë elegancë për një dekadë të tërë e ka bërë një gjë të tillë duke kontrolluar shqiptarët përmes A.Ahmetit dhe M.Thaçit.

Pikërisht në momentin kur shqiptarët e kuptuan këtë lojë, dolën në skenë parti të reja politike të cilat u panë si shpresë për të dalë nga rrethi magjik i Gruevskit, por shpresat gjithashtu u mbështetën edhe tek fjalët premtuese të Zoran Zaevit duke aluduar në sjelljen e lirisë së munguar me vite.

Kjo nuk zgjati shumë, partitë e reja nuk i rezistuan dot presionit dhe lakmisë personale të tyre për një copë pushteti, e vetmja forcë që mbijetoi është Aleanca për Shqiptarët, liderin e së cilës deshën dhe ta eliminojnë fizikisht, sepse dështuan planet për joshje me pushtet dhe para.

Shqiptarët tani janë futur në një dëshprim të thellë pikërisht nga politikat e Zoran Zaevit i cili e shndërroi Qeverinë Reformatore në një Qeveri Rehabilituese për politikan me afat të skaduar duke përfshirë në shumicën e re Parlamentare shumë figura të regjimit të Gruevskit.

Shqiptarët më nuk do të mund ti mashtrojë askush, e vetmja shpresë mbetet Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës e cila po ju qëndron besnik premtimeve të saja për të qenë zëri i popullit të pa përfaqësuar dhe të tradhtuar me dekada të tëra herë nga Ali Ahmeti e herë nga Menduh Thaçi.

Kryeministri Zaev si duket e ka mësuar mirë lojën e Gruevskit se si mund ti kontrollosh shqiptarët, duke i lejuar që të korruptohen dhe të përfshihen në kriminalitet.

Vetëm një shqiptarë i korruptuar është lehtë i kontrollueshëm dhe kjo është garanca që ju siguron komoditetin partive maqedonase për të dominuar, diskriminiuar, përbuzur dhe së fundmi për ti shpërngulë shqiptarët drejtë Evropës për një kafshatë buke.

Ziadin Sela si duket ka zgjedhur një rrugë të vështirë, rrugën e popullit shqiptarë për ti bërë ballë gjithë kësaj të keqe./Fol/

Loading...