Zaev mbron “Hoxhën”, reagon edhe ambasada e SHBA-së

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të përballet me kritikat për emërimin e Xhezair Shaqirit si këshilltarin e tij. Duke pastruar dilemat rreth certifikatave të sigurisë të cilat sipas kryeministrit nuk i nevojiten këshilltarëve, i pari i organit ekzekutiv shtoi se mandati i këshilltarëve të tij është një vjeçar dhe se ri-emërimi ose shkarkimi i tyre bëhet në bazë të punës dhe rezultateve, transmeton Alsat-M.

“Boshkovski dhe Shaqiri ishin në anën e kundërta të nishaneve, por tani punojnë bashkërisht për Maqedoninë e tyre. Nëse kështu i shohim punët, të gjithë mund të jemi pak më tepër të liruar nga brengat dhe të kuptojmë se në Maqedoni çdonjëri meriton një shans”, tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Vetë Komandant Hoxha një natë më parë në rrjetin social Facebook hodhi poshtë akuzat siç i quajti ai të pa baza ndaj tij duke shtuar se Qeveria e kaluar ka kërkuar të negocioj me të që ky i fundit të mos bëj probleme në çështjen e demarkacionit mes Maqedonisë dhe Kosovës. Madje në profilin e tij, Shaqiri shpalosi disa video incizime. Emërimin e këshilltarëve Shaqiri dhe Boshkovski e kritikoi edhe ambasada e SHBA-ve në Shkup. Në reagimin e tyre thuhet se ndajnë shqetësimin me Qeverinë e Maqedonisë për emërime në mesin e këshilltarëve edhe persona që gjenden në listën e zezë.

“Kjo nuk është situatë e pakalueshme në raportet mes SHBA-ve dhe Maqedonisë, sepse punonjësve në ambasadë nuk iu ndalohet komunikimi me personat të cilët ndodhen në listën e zezë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Me Shaqirin, numri i këshilltarëve të kryeministri Zoran Zaev arrinë në 56, në mesin e tyre janë edhe edhe ish zv/kryeministri Fatmir Besimi, ish-ministri i brendshëm Ljube Boshkovski, arkitekti Miroslav Gërçev, Mile Zeçeviq, Ismet Ramadani, Mersel Bilalli dhe të tjerë.

Loading...