Zaev: Nëse nuk arrihet zgjidhje, do ta sjellim Evropën në Maqedoni

Shpërndaje

Nëse në njëfarë mënyre edhe më tej mbesim të bllokuar para NATO-s dhe BE-së, ne do të duhet ta sjellim Evropën në Maqedoni, se nuk ka si ndryshe, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për kontroll demokratik të forcave të armatosura.

I pyetur nëse Qeveria ka plan të dytë nëse nuk arrihet zgjidhje për emrin me Greqinë, Zaev u përgjigj se reformat janë plani B, sepse qeveria është zgjedhur për ta avancuar jetën e qytetarëve.

“Natyrisht që kemi plan B. E shihni se reformat po i zbatojmë, edhe pse jemi në dijeni se duhet ta zgjidhim edhe çështjen e hapur politike. Jemi të përkushtuar në ekonominë, për atë që BPV-ja, investimet kapitale, tërheqja e investimeve vendore dhe të huaja janë diçka që do të thonë jetë”, tha Zaev.

Theksoi se edhe nëse nuk do të ekzistonin BE-ja dhe NATO-ja, do të punon në reforma dhe do ta avanconin sistemin për sigurimin e jetës më cilësore të qytetarëve.

“Maqedonia deri më tani ka pasur dhe me siguri ka alternativa, por kemi parë se kjo i kushton me largimin e të rinjve, të cilët po e braktisin. Frustrimi, me siguri ishte një prej arsyeve për krizën politike. Alternativë për Maqedoninë nuk ka përveç NATO dhe BE dhe prandaj ulemi në tryezë dhe negociojmë. Nuk është e lehtë, është e dhimbshme dhe i prek ndjenjat. Por njëkohësisht besoni më të dhimbshme janë ndjenjat për atë që çdo ditë e shikojmë dhe ato janë perspektiva të humbura të qytetarëve tanë nga gjeneratat tona dhe gjeneratat të cilat vijnë pas nesh. Në këtë emër e ruaj optimizmin tim”, deklaroi Zaev.

Zgjidhja, vazhdoi ai, është mirë për ne në mënyrë bilaterale pa dallim të BE-së dhe NATO-së. “Duhet t’i zgjidhim çështjet e hapura. Kur veç më kemi bërë hapa të tilla të mëdha, jam i bindur se mund ta përfundojmë këtë. Prandaj, shumë pak flasim për planin B. Paralelisht, qeveria është zgjedhur për ta avancuar jetën e qytetarëve, 70-80 për qind e kohës i kushtohet ekonomisë, reformave, asaj që do të thotë transparencë dhe përmirësim i përgjithshëm i punës së qeverisë”, tha Zaev. /koha.mk/

Loading...