Zaev njeh edhe Gashin si lider të BESËS (VIDEO)
Kryeministri Zoran Zaev po vazhdon bisedimet me partitë shqiptare që është planifikuar të hyjnë në Qeveri. Kryeministri konfirmoi se dje ka patur takime me Besën e Afrim Gashit dhe PDSH-në e Menduh Thaçit për të cilët edhe më parë kemi raportuar se janë më afër marrëveshjes për hyrje në Qeveri, por nuk dha detaje shtesë se për çfarë është biseduar, si dhe nëse përfundimisht Zaev ka një marrëveshje me Gashin dhe Thaçin dhe tani vetëm pritet finalizimi i temës për ndarjen e resoreve. Nga ana tjetër, ai këtë nuk e kishte thënë më parë, duke theksuar se Kasami është kryetari i BESËS së vërtetë.
Loading...