Maqedoni

Zaev nuk mban premtimet, vërshimet ende rrezik për Porojin (Video)

Shpërndaje

“Do të bëhet formimin e një komisioni i cili deri në mbrëmje duhet të jetë përgatitur në formë formale dhe juridike, nën kompetencat e ministrisë bujqësisë , pylltarisë dhe ekonomisë së ujit. Që nga nesër ky komision do të dal në terren për të evidentuar dëmtimet e bëra në arat e banorëve të Poroit dhe gjithë rajonit. Një pjesë e banorëve jetojnë nga kjo gjë. Duhet shpejt të bëhet evidentimi i dëmeve që sa më shpejt të kompensohen dëmet”, tha Zaev.

Sa po mori detyrën e kryeministrit kështu u premtoi banorëve të fshatit Poroj kryeministri Zoran Zaev.

U premtoj bujqve se do të kompensohen dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
Sot pas një viti përveç rrugës e cila është pastruar asgjë tjetër nga premtimet nuk është bërë.
Kryetari i Bashkësisë Lokale Sulejman Ramadani thotë se nga premtimet që u thanë asgjë nuk është punuar, ndërsa shton se edhe pas një viti ende nuk kanë arritur dëmshpërblimet materiale për bujqit.

“Shtëpia tek ne nuk ka pasur shumë, por në tokat pjellore ka pasur shumë dëme, ndërsa deri tani as një si pronar të tokave nuk iu është kompensuar dëmi i shkaktuar ose ajo që u premtua”, u shpreh Sulejman Ramadani, kryetar i Bashkësisë Lokale Poroj.
Kjo është ura që lidh dy pjesët e fshatit Poroj.
Kryetari i bashkësisë lokale thotë se kjo urë nuk është stabile për kalim, por ajo po përdoret meqenëse nuk kanë tjetër.

“Nëse pak më shumë bije shi atje lart kjo urë këtu do të zihet. Shihet këtu gjithçka”, tha Sulejman Ramadani.

Në gusht të vitit të kaluar banorëve të fshatit Poroj u mbaroj durimi. Ata protestuan që të pastrohet shtrati i lumit dhe gurët e mëdhenj që erdhën bashkë me vërshimet. Kërkesa e tyre ishte që afër lumit të ndërtohet një digë e cila do të pengonte rrëshqitjen e tokës. Por deri tani sipas bashkësisë lokale premtimet mbetën vetëm fjalë.

Loading...