Maqedoni

Zaev për rastin e Kumanovës: Qeveria, e gatshme për hetim ndërkombëtar

Shpërndaje

Kryeministri, Zoran Zaev, edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin se Qeveria e Maqedonisë është e përgatitur për hetim ndërkombëtar për rastin “Kumanova”, por kjo nuk mund të ndodh deri sa zgjat procesi gjyqësor.

“Procesi patjetër duhet të përfundojë deri në fazën e aktgjykimit, që më pas të mund të ftohen përfaqësues ndërkombëtarë, si komentues, si njerëz që do të jenë në vetë procesin. Unë besoj se detajet mund t’i thotë Ministria e Drejtësisë, varësisht asaj se kur ka mbaruar një fazë e caktuar, ku nëpërmjet ekspertizës ndërkombëtare do të mund të komentohet”,- tha kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
Loading...