Zaevi kërkon të mos përdoret si provë videoja nga kabineti i tij
Me akuzën e re, propozohet të hiqen edhe video inçizimet me masa të veçanta të hetimit të filmuara në kabinetin e ish kryetarit të Strumicës, Zoran zaev. Avokati i Zaevit, Filip Medarski i tha gjykatës se këto masa duhet të largohen pasi për vepër të kësaj natyre, deri më pesë vjet, nuk ka mundësi të përdoren prova të tilla.
Avokati Medarski i tha gjykatësit Darko Todorovski se duket se në këtë rast nuk ka elemente të veprës penale për të cilën akuzohet Zaevi.
“Prova kyçe e prokurorisë ishte Ivan Nikollov, i cili deklaratat i kishte tejet kontradiktore nga hetimi dhe gjykimi. Vetë dëshmitari tregoi ose mohoi se ka thënë se i kanë kërkuar tre euro për metër katror për kishën. Dëshmitari tregoi se ka vepruar siç e ka mësuar dhe urdhëruar prokurori”, tha Medarski.
Shkaku i akuzës së rë e cila maksimalisht parasheh 5 vjet burg, këshilli i gjykatësve në të cilin gjendej edhe Dobrilla Kacarska të cilën Nikolla Gruevski e akuzoi se bashkëpunon me Zaevin, u tërhoq. Tani lëndën e gjykon vetëm Darko Todorovski. /SHENJA/