Zaharieva: Tani është koha që Maqedonia të mbyllë çështjen e emrit
Tani është koha që Maqedonia të mbyllë çështjen e emrit me Greqinë dhe të shfrytëzojë maksimumin e kryesimit të tanishëm të Bullgarisë, tha në një intervistë për TV 24 ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Ajo thotë se kjo nuk është e lehtë, por kjo është mënyra dhe thekson se Traktati i marrëdhënieve të mira fqinjësore të nënshkruara në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë është një shembull i mirë për këtë.
Zaharieva thotë se sipas Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, shkëmbimi tregtar është rritur dhe se investitorët e tyre janë të interesuar të investojnë në vend.
Loading...