Zbulohet se çfarë tha personi që shkaktoi incidentin në Eurovision

Shpërndaje

SuRie nuk pranoi të performojë edhe njëherë Teksa përfaqësuesja e Britanisë, SuRie po interpretonte në skenën e Eurovision, një person ka arritur ta kalojë sigurimin dhe të ngjitet në skenë, ku i rrëmbeu mikrofonin këngëtares. Për pak sekonda derisa arritën pjesëtarët e sigurimit në skenë, personi arriti t’i thotë disa fjalë.

“Nazistë të mediave britanike, duam liri”, mësohet të ketë thënë personi pasi mori mikrofonin. SuRie e tejkaloi e qetë situatën, thjesht duke u kthyer dhe duke u larguar. Më pas ajo u ftua nga organizatorët të performojë edhe njëherë, por nuk ka pranuar pasi ka thënë se ndjehet e lumtur me performancën e saj pavarësisht asaj që ndodhi./21Media

Loading...