Zjarri i madh shkakton dëm të madh material në fshatin Leshkë
Në fshatin Leshkë të komunës së Tearcës sonte në orët e mbrëmjes ka shpërthyer një zjarr i madh i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale e asnjë të lënduar.
Këtë e bën të ditur udhëheqësi i brigadës së zjarrfikësve në komunën e Tetovës.
“Sapo përfundoi sfida ku shpërtheu një zjarr i madh në fshatin Leshkë, fatmirësisht në këtë fatkeqësi nuk ka të lënduar por vetëm dëm i konsiderueshëm material, intervenohet me katër automjete kundër zjarrit dhe 12 zjarrfikës”, shkruan mes tjerave udhëheqësi i brigadës së zjarrfikësve Uka Aliti.
Loading...