Lidhja e Prizrenit vepër e gjallë për të gjitha kohërat
Lidhja Shqiptare e Prizrenit qëndron edhe sot në përpjekjet e mëdha të mbarë shqiptarëve për të zgjeruar hapësirat e tyre të lirisë, demokracisë dhe integrimit evropian dhe euro–atlantik.
Kështu u tha në akademinë solemne me rastin e 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku u tha se Lidhja nuk është një relikt historik por është edhe sot një vepër e gjallë për të gjithë ne dhe për të gjitha kohërat.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se që në themelimin e saj Lidhja e Prizrenit kishte sfidat e saja të brendshme dhe ato ndërkombëtare. Sipas saj, në rrafshin e brendshëm u përballë me vështirësi në bashkimin e politik të katër pashallëqeve, krijimin e ushtrisë dhe ndërmarrjen e aksionit politik dhe ushtarak për ta realizuar planin e tij, kurse, në planin ndërkombëtar, pasi nuk u përfillen kërkesat e shqiptarëve nga shtetet më të mëdha të kohës.Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se bashkimi do të arrihet në gjirin e Evropës së bashkuar.
Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari tha se shqiptarët brezë pas brezi punuan dhe luftuan për liri
Kurse, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukaj tha se kjo ngjarje duhet të na përditësojë agjendën tonë të përditshme.
Ai shtoi se siç i bashkoi sot Prizreni, shpreson që edhe në të ardhmen t’i bashkojë./KosovaPress/