Fatmir Besimi në vend të Likës?

Shpërndaje

Era e zgjedhjeve ka ringjallur ish funksionarët e BDI-së. Shtatori i ftohët mund të jetë i nxehtë edhe në partinë e luftës së Ali Ahmetit. 1 vit qeverisje BDI ka qenë hije e LSDM-së, nga selia fajin ua hedhin ministrave, ministrat drejtojnë gishtin ka selia. Pavarësisht kush është fajtor i BDI-së, kanë nisur të qarkullojnë shumë zëra për ndryshime para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Kurbani i kësaj tollovie politike në BDI, mund të jetë zv/kryeministri Hazbi Lika. Lika i shprehi hapur pakënaqësitë në qeverinë e Zaevit, Ai refuzoi të merrte pjesë në 1 vjetorin e llogaridhënies qeveritare ku të gjithë ministrat ishin të pranishëm bashkë me kryeministrin Zaev, Lika vendosi të mbyllte edhe celularin, për të treguar edhe me kokëfortësi se politika e Zaevit nuk bën. Për të m ‘trashur mllefin e tij ndaj qeverisë ku ai është zv.kryeministër refuzoi edhe Prespën historike, me këtë ai dha sinjal se nuk pajtohet as me politikën e Zaevit e as me të Ahmetit, ku me anë të një statusi në Facebook përshëndeti shkurt marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë. Zaev nuk e përfill shumë, Lika vendosi të agjërojë një muaj, dhe në anijen historike hypi Bujari një i besuar i Ahmetit që mba linkun me Zaevin.

Kjo heshtje e Likës, dhe refuzimi në tavolinat e Zaevit, trazoi ish ministrat e BDI-së, ku me vrap organizuan iftar për të mbuluar skenarët e tyre të cilët ditëve në vijim pritet të tregojnë dhëmbët edhe një herë se ata janë ujq të moçëm.

Me “Bismilah”, Musa Xhaferi u fotografua bashkë me miqtë e tij duke ngrënë iftar e duke folur se kush do të jetë në vend të Likës, nëse ata arrijnë qëllimin për të detyruar që Lika të largohet nga ky post i rëndësishëm. Musa ia di rendin, dhe ujku mbetet ujk edhe pse dhëmbët i kanë rënë, nuk kafshon për gërvishtën e nga gërvishtja ndonjëherë edhe fiton.

Me vëmendje dhe me një zë të qetë ka dëgjuar ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi i cili siç duket nuk refuzon asgjë nëse emërohet në poste të mira pasi edhe ky ia di rendin disa punëve.

Loja ka nisur, shpatat Musa i ka mpreh, Lika agjërimin e ka kry, tash pritet të fillojë ushtria e BDI-s të rreshtohet majtas e djathtas për një betejë më të ashpër se asnjëherë më parë. “Kamenot doaga blisku” /TetovaSot/

Loading...