A do të bëhet kryetar i BDI-së në vend të Ali Ahmetit? Ja përgjigja e Talat Xhaferit!

Shpërndaje

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot ëhstë përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga gazetarët nëse do të jetë pasardhës i Ali Ahmetit, nëse ai vërtetë tërhiqet nga pozita e liderit pas anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, siç deklaroi para disa viteve.
“Unë jam kryetar i Kuvendit dhe sipas Kushtetutës, ky post nuk mund të ushtrohet bashkë me funksione tjera”, deklaroi Xhaferi, transmeton Gazeta Lajm.
Ahmeti në një deklaratë në vitin 2014 pat deklaruar se do të tërhiqet nga pozita e kryetarit kur Maqedonia të anëtarësohet në NATO.
“Nuk duhet të pritet që Ahmeti të tërhiqet nga pozita e liderit dhe nga politika në përgjithësi, para se ta përfundojë misionin për integrim euro-atlantik të Maqedonisë”, patën deklaruar më pas nga BDI.

Loading...