Ahmeti në Kosovë, homazhe në nderim të babait të kryeministrit Ramush Haradinaj

Shpërndaje

Në Gllogjan të Kosovës po mbahen homazhe për Hilmi Haradinajn, babain e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajn.

Politikanë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit Hilmi Haradinajt. I pranishëm është edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në mbledhje komemorative për nder të Hilmi Haradinajt tha se ai ishte punëtor i palodhshëm.

“Do të mbetet burrë i madh e besnik ku çdokush u pajis me armë. Qoftë i lehtë dheu Hilmi”, tha Ahmeti.

Hilmi Haradinaj vdiq në orët e para të së dielës, pas pas një sëmundjeje të rëndë dhe për vdekjen e tij kanë ngushëlluar liderët shtetërorë. Ai do të varroset në Gllogjan.

Loading...