Bota

Aksident i pazakontë në rrugët e Kinës (Video)

Shpërndaje

Një aksident i pazakontë trafiku ka ndodhur në rrugët e Kinës, që është filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike.

Në video shihet një veturë e zezë që ia “prenë” rrugën në udhëkryq një triçikli, ku nga kthesa e fortë rrokulliset dhe personat që ishin ulur pas përfundojnë nën rimorkio, transmeton Telegrafi.
Dhe nga frika se mund ta pësojnë me jetë, shoferi i triçiklit del jashtë dhe tenton ta ngrit rimorkion, dhe në ndihmë i dalin kalimtarët e rastit që ia arrijnë ta kthejnë siç ishte.

Për fat të mirë personat që kishin ngecur nën të kishin shpëtuar lehtë, megjithatë triçikli i ndalur vazhdon të lëviz pa shofer dhe duke u sillur në rrugë, e shkelë në bark personin që kishte ngecur nën rimorkio.

Ky aksident po konsiderohet si unik, ndërsa nuk dihet nëse personi që përfundon nën rrotat e triçiklit ka shpëtuar.

Loading...