Aksident në Itali/ Kamioni përplas makinën, plagoset rëndë i riu shqiptar
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Bergamo të Italisë, ku një shqiptar mbeti i plagosur rëndë.
Mediat italiane raportojnë se një kamion përplasi dhe mori përpara një mjet tip “Lancia”, në të cilën udhëtonte i riu shqiptar.
Mësohet se shkak i aksidentit është bërë një veprim i gabuar i komionit, i cili devijoi korsinë, ndërsa përplasi makinën e shqiptarit, identiteti i të cilët nuk bëhet i ditur. Ndërkohë, i riu ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.(ed.me/BalkanWeb)
Loading...