Aktori sulmon ashpër Avokaten e Popullit: Mbroni vetëm homoseksualët, për të tjerët nuk keni b*thë
Aktori Marin Orhanasi ka reaguar ashpër përmes një statusi në Facebook ndaj Avokatës së Popullit, Erinda Ballanca në lidhje me qendrimet e saj për prishjen e Teatrit Kombëtar.
Ai shprehet se Ballanca është aty vetëm për të mbrojtur homoseksualët dhe akënd tjetër që nuk është i tillë.
“Kam një pyetje. Ky Avokati i Popullit, avokat i kujt populli është? Se i yni jo njëherë! Ku na mbron ne, kur dhe me çfarë çështjesh merret? Se me të popullit nuk po merret. Në fakt janë marrë me diçka. Kanë mbrojtur të drejtat e homoseksualëve. Dakord. Por po ndihem i persektuar si heteroseksual.
Duhet të jesh homoseksual që Avokati i Popullit të reagojë? Nëse jeni aty për të mbrojtur vetëm homoseksualët atëherë po e merrni rrogën kot! Populli jua jep rrogën dhe më e pakta që mund të bëni është të lëshoni ndonjë deklaratë që herë pas herë që të justifikoni rrogën [siç kanë bërë edhe për LGBT-në në fakt!ç. Se b*thë nuk paskeni për gjë tjetër. Veç për homoseksualët keni b*thë ju bythecë!”, shkruan Orhanasi.