Albin Kurti flet për zyrtarin e Telekomit, që kishte të kryer vetëm shkollën fillore

Shpërndaje

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur në Kuvendin e Kosovës për gjendjen e Postës dhe Telekomin e Kosovës, ka përmendur një shembull konkret punësimi në këtë kompani.E ka quajtur tragjedi rastin e zyrtarit që ai i është referuar si personi G, në bazë të shkronjës së parë të emrit të tij, e që tash është në pozitën e hetuesit e antikorrupsionit.“Ky person, është punësuar në PTK në vitin 2003, si roje, sigurim. Kur është punësuar e ka pasur të kryer vetëm shkollën fillore. Pra në ndërkohë ia kanë kryer edhe shkollën e mesme edhe fakultetin dhe e kanë graduar në pozitën e zyrtarit për hetim e antikorrupsion”, ka thënë Kurti.

Loading...