Ali Ahmeti: Baca Hilmi ishe dhe mbete i fortë sa dhe djemtë që ia dhe atdheut
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti sot gjatë ditës ka qëndruar në Gllogjan atje ku është bërë dhe ceremonia e varrimit të Hilmi Haradinaj, babait të kryeministrit kosovar.
“U njohëm kur u vra Luani dhe nuk u ndamë kurrë. U njohëm në kohë të vështira, në rrethana të jashtëzakonta, bashkë njohëm dhimbjen, por edhe krenarinë. Luftove, organizove, frymëzove, qëndrove dhe asnjëherë nuk u ndale. Baca Hilmi, ishe dhe mbete shumë i fortë, po aq i fortë, sa edhe djemtë që ia dhe atdheut. Sot të kujton cdo shqiptar kudo që jeton dhe secili prej nesh bashkëndjen për këtë humbje. Ndaj dhimbjen me familjarët dhe jam pranë tyre në këto momente të vështira. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës Bac”, është shprehur kështu Ahmeti.
14077778//*
Loading...