Ali Ahmeti: të shtunën do të nënshkruhet Marrëveshja Maqedoni – Greqi
Kryetari Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në intervistë për televizionin e Kosovës “T7” ka njoftuar se Marrëveshja Maqedoni – Greqi do të nënshkruhet këtë të shtunë.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë kryeministri i Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, në prani të përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian.
Ai ka folur për emrin e ri të Maqedonisë – Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe ka treguar se i njëjti është i pranueshëm për faktorin shqiptar në Maqedoni.
Loading...