Arbër Ademi merr timonin e Arsimit, a do ketë forcë t’i ndërron emrat e shkollave në Çair ?!

Shpërndaje

Arbër Ademi prej sot edhe zyrtarisht në krye të ministrisë së Arsimit ku e presin shumë sfida dhe shumë probleme të cilat kërkojnë zgjidhje. Ndër çështjet më të theksuara dhe zgjidhjen e të cilave tanimë një kohë të gjatë e presin shumë shkolla është reduktimi i njësive dhe orëve mësimore, shfuqizimi I programit të Kembrixhit për ciklin fillor dhe të mesëm, rikonstruimi I shkollave ekzistuese dhe ndërtimi i shumë objekteve të reja shkollore, posaçërisht për lagjen Vizbeg, fshatin Bllacë dhe fshatin Slivnik të Velesit.

Fokusi im dhe fokusi I ekipit tim sigurisht se do të vazhdojë të jetë në reformimin e arsimit fillor dhe arsimimit të mesëm nëpërmjet miratimit të zgjidhjeve të reja ligjore. Fokusi gjithashtu do të jetë edhe në zbatimin e programeve të reja mësimore, do të jetë edhe në përgatitjen ne teksteve shkollore me përmbajtje të përmirësuar, do të jetë edhe në promovimin edhe më të madh të shkollimit të mesëm profesional dhe implementimit të konceptit të arsimit të dyfishtë, gjithashtu do të nxisim kreativitetin tek mësimdhënësit – deklaroi Arbër Ademi, ministër i Arsimit.

Arbër Ademi deri para pak kohësh ishte zëvendës I ish ministres së Arsimit, Renata Deskovska e cila tani do të drejtoj Ministrinë e Drejtësisë. Kjo e fundit, ndërsa dorëzoi postin e saj tha se diksteri i Arsimit do të vazhdojë të mbetet i hapur për kritika dhe ndryshime në të mirë të arsimit të përgjithshëm në vend./Alsat-M

Ndryshe nga ky minister pritet qe a do kete force te beje ndrimin e emrave tw kater shkollave në Çair, per te cilet ky ndrim zvaritet me vite prej kur ishte ne krye te ketij digasteri Abdilaqim Ademi.

Loading...