Bota

Arenë lufte, bandat shqiptare përgjakin rrugët në Belgjikë (Video)

Shpërndaje

Tashmë damka e zezë e bandave shqiptare nëpër botë zor se hiqet dhe këtë e ka vërtetuar edhe njëherë një ngjarje në Belgjikë.

Një sherr mes dy bandaveshqiptare ka lënë një person të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në komunën Ans të Belgjikës, dy banda rivale shqiptare u përfshinë në një sherr masiv mes tyre.

Sipas mediave belge në konflikt u përdorën thika, shkopinj bejsbolli, shufra hekuridhe sende të tjera të forta.

Një grua 43-vjeçare humbi jetën duke u përpjekur të ndihmonte mikun e saj që kishte pësuar lëndime nga goditjet. Ajo u përplas nga një automjet.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për identifikimine të përfshirëve në sherr. /albeu.com/

Loading...