Arrestime në Maqedoni për falsifikim të dollarëve, gisht ka edhe një bankë?!

Shpërndaje

Sektori për krim të organizuar pranë MPB-së në një aksion të gjerë mëngjesin e sotëm ka kryer kontrolle në disa lokacione në Negotinë dhe Kavadar me çka ka konfiskuar sasi të madhe dollarësh të falsifikuar, ku një pjesë e tyre janë lëshuar për prodhim në Maqedoni, mëson Sdk.mk.

Sipas dëshmitarëve okularë policia veçmë ka filluar arrestimet në atë rrethinë.

Jo zyrtarisht në kriminalitetin ka qenë e përzier edhe një bankë. Në MPB as nuk e konfirmojnë e as demantojnë ngjarjen.

Një muaj më parë arrestime edhe në Shqipëri për dollarët e falsifikuar

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet të ketë falsifikuar kartmonedha. Në kuadër të operacionit ‘Start’, është arrestuar Taulant Dubali, nga qyteti i Elbasanit.

Policia bën me dije se Dubalit iu sekuestruan plot 20.700 dollarë të falsifikuara.

“Arrestimi i tij u bë pasi i’u gjetën dhe sekuestruan 20.700 dollarë, prerje 100 (njëqindëshe) të dyshuara si të falsifikuara.
Operacioni dhe hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale si dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” parashikuar nga neni 183/2 i Kodit Penal”– thuhet në njoftimin e policisë.

Loading...