Rajoni

Arrestohet deputeti i ‘Agimi i artë’ i cili bëri thirrje për grusht shtet ushtarak

Shpërndaje

Deputeti i partisë së ultra të djathtë ‘Agimi i artë’, Kostaninos Barbarusis është arrestuar pas thirrjeve për një grusht shtet ushtarar gjatë kohës së debatit në parlamentin grek lidhur me votëbesimin mbi qeverinë Cipras.

Ai është arrestuar pas kërkesës së prokurorisë së përgjithshme për shkak të fjalimit në parlament. Partia e tij ka dënuar komentet e deputetit dhe të njejtin e ka larguar nga rradhët e saja.

Ashtu si bën të ditur prokuroria, organeve të hetuesisë nuk ju duhet leje nga parlamenti që t’i hiqet ndonjë deputeti imuniteti e më pas të ndiqet.

Loading...