Maqedoni

ASH: Agim Nuhiu dy shoferët e vet dhe nipin i bën polic të antidrogës

Shpërndaje

Kryetari i degës së ASH-së, Altrim Mamutit ka goditur sërish zv/ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiun.

“Z.Nuhiu pas pressit të Aleancës për shqiptarët erdhët me përforcime në Tetovë, pra me ministrin, “për ta la një groshë pa ujë” themi ne nga Tetova.
Ndoshta ju personalisht mund të jeni të kënaqur sepse keni punësuar dy vozitësit e juaj nga policë lokalë komunikacioni , i keni emruar në Antidrog, nipin e juaj gjithashtu me kontrat në Antidrog, tash bën përvojë 6 mujore për ta sistemuar më pastaj, një familjare të ngushtë të tuajën në analitikë ( nëse sjanë të vërteta , demantoni)
Desha të ju njoftojë edhe për këto.
Gjithashtu 90% të Shqiptarëve edhe eprorëve nëpër stacione nuk ju kanë dhënë çertifikat për Siguri , ndërsa Maqedonasët kanë edhe policët e thjesht.
Kusht që është për çdo veprim dhe afirmim të mëtutjeshëm.
Vlersimet e kësaj i bën pikërisht sigurimi i shtetit, rajoni Tetovë.
Kemi edhe shumë punë me juve i nderuar VAZHDOJMË PËRPARA SHOKU ZËVENDËS”, ka shkruar Mamuti.

Loading...