ASH kërkon zbardhjen e vjedhjeve në Tetovë

Shpërndaje

Aleancës për Shqiptarët – Dega Tetovë, shpreh shqetësimin e saj lidhur me rastet e shumta të vjedhjeve të personave të armatosur, që brenda vetëm 3 javëve kanë ndodhur në Tetovë. Si Aleancë për Shqiptarët, pyesim zv.Ministrin e Punëve të Brendshme, çka janë këto ndodhi dhe sa qytetarët e Tetovës janë të sigurt, si në shtëpitë e tyre, po ashtu edhe nëpër bizneset e tyre që për çdo ditë vidhen nga persona të armatosur me kallashnikovë dhe maska, ndërsa policia e Tetovës, ende nuk ka kapur kryerësit.

Zotëri Agim Nuhiu, përse tërhoqët njësitin Alfa nga qyteti i Tetovës ?! A nuk vlerësoni se edhe Tetovarët kanë nevojë për mbrojtje, njëjtë sikurse ju që mbroheni nga truprojet tuaja?!
Zotëri Nuhiu, para vetëm një jave u lavdëruat se situate e sigurisë së qytetarëve është në nivel dhe nuk ka vend për shqetësim, andaj ju pyesim, a janë edhe këto grabitje që po ndodhin në mesdite me kallashnikov në bizneset e Tetovës, pjesë e kësaj sigurie për të cilën ju po flisni?

Z.Nuhiu e kemi parasysh që ju nuk keni asnjë informacion, por informatat në teren na thonë edhe për shumë parregullsi tjera që shkojnë në dëm të qytetarëve dhe të rinisë sonë , ndërsa ju lavdëroheni për punësime në rrjetet sociale ku sipas informatave që kemi, çdo polic që e gradoni në detyrë nga kabineti juaj i shkon mesazhi i shkruar nga ju për ta postuar në murin e tij privatë në Facebook ku në atë mesazh lavdëroni veten tuaj nëpërmjet policit që e keni graduar…! Ju ndoshta mund të arsyetoheni se i keni kapur grupet që kanë kryer këto grabitje , por në realitet vazhdon e njëjta dukuri e rrezikimit të bizneseve me grabitje nën trysninë e armëve.

Loading...