ASH pyet BDI-në: Ku mbet rruga Tetovë-Prizren, Korridori i tetë dhe Autostrada “Arbën Xhaferi”?
Zëdhënësi i ASH Bexheti, në një Konferencë për shtyp drejtoi akuza edhe pyetje BDI-së dhe ministrave të tyre për premtimet e dhëna në disa cikle zgjedhore edhe atë:
“Pyesim BDI-në ku janë projektet dhe investimet shqiptare që ju me vite i premtoni në cdo fushatë parazgjedhore?”
Ai gjithashtu BDI vazhdimisht në pothuajse cdo fushatë zgjedhore e ka përmendur hapjen e rrugës Tetovë-Prizren, dhe nuk është lëvizur asnjë milimetër në këtë drejtim, ndërsa investimet në pjesën juglindore po bëhën realitet.?
Gjithashtu përkujtojmë opnionin se edhe kjo Qeveri ashtu si qeveria e VMRO-BDI, nuk e sheh të arsyeshme ndërtimin e aksit rrugor Shkup – Dibër apo sic është e njohur ndryshe Rruga e Arbërit, dhe vazhdim i Koridorit 8 që do lidhej Shkupi me Tiranën, nëpërmjet Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Durrësit, qe kjo rrugë do të të krijonte afërsi nga Shkupi deri në Tiranë distance rrugore vetëm 210 Km.
Zëdhëni Bexheti poashtu tha se Qeveria LSDM-BDI, njejtë si ajo e VMRO, nuk ka filluar asnjë kilometër të Autostradës “Arbën Xhaferi” që e lidh Prishtinën dhe Shkupin, ku Maqedonia në bazë të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës, obligohet ta ndërtoj autostradën Shkup – Bllacë e cila është vetëm 12 Km deri në vitin 2018, me crast nuk e ka ndjekur dinamikën e punës që qeveria e Kosovës tani pothuajse e ka mbaruar në tërësi pjesën e saj nga Prishtina deri në kufirin e Elez Hanit, që edhe ishte pjesa më e madhe e autostradës me 70 Kilometra e cila filloi në vitin 2014 dhe me sukses po mbaron ne fund të vitit 2018 ne pjesën me të madhe të saj, prej Prishtine deri në kufirin Kosove-Maqedoni në Elez Han.