Austria nis mbylljen e xhamive, zv.Kancelari: Ky është vetëm fillimi !

Shpërndaje

Erdhën në pushtet me një gjuhë të ashpër kundër emigracionit e refugjatëve dhe me premtimet se do të forcojnë kontrollet dhe dëbojnë nga vendi imamët, që sipas tyre, predikojnë dhunën. E nga premtimet, Qeveria e djathtë austriake duket se po kalon tek veprat. Mediat vendase shkruajnë këto ditë se plani i koalicionit të djathtë është mbyllja e disa xhamive dhe dëbimi i të paktën 40 imamëve. Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka një historik me një përpjekje për të kaluar një ligj, që shënjestronte myslimanët në vitin 2015, kohë kur drejtonte Ministrinë e Integrimit. Projektligji i asaj kohe parashikonte ndalimin e financimeve për grupet fetare dhe “detyronte” shoqatat islamike që të kishin një qasje thelbësisht pozitive kundrejt shtetit dhe shoqërisë austriake.
“Islami politik dhe shoqëritë paralele me shoqërinë austriake nuk mund të zënë hapësirë në vendin tonë”, tha Kurz në një konferencë për mediat.

Loading...