Bastiset lokali i natës në Negotinë të Gostivarit, dyshohet për përdorim të drogës

Shpërndaje

Foto ilustrimi

Më date 11/12 qershor, në periudhë prej ora 23 e 40 minuta deri ora 00 e 45 minuta pas mesnatës, pas përgatitjes paraprake të urdhrit të gjykatës, nga ana e pjesëtarëve të policisë, nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, Stacioni policorë Gostivar dhe Stacioni policorë Gallate, kanë kryer bastisje në objektin hotelerik “Alpa Mare” dhe hapësirat ndihmëse të objektit, prone e personit T.F. (49) nga fshati Negotinë i Gostivarit, ku bastisja është bërë për shkak të gjetjes së shenjave dhe lëndëve nga vepra penale sipas nenit 296 dhe nenit 215 nga Ligji Penal, njofton SPB-Tetovë

Në objektin hotelerik, janë takuar personat: A.O. 19 vjeç nga fshati Pirok-Tetovë I angazhuar si kamerier, dhe personi A.B.44 vjeç nga fshati Negotinë, i cili ka punuar si shankist, gjithashtu janë takuar edhe disa femra të cilat kanë punuar si këngëtare dhe valltare edhe atë: S.M. 21 vjeçe nga Makedonski Brodi, D.Gj. 39 vjeçe nga Velesi, R.M. 33 vjeçe nga R. e Shqipërisë me qëndrim të rregulluar në R.e Maqedonisë-Gostivar, T.J. 31 vjeçe nga Gostivari, B.B. 44 vjeçe nga R.Shqipërisë me qëndrim të rregulluar në R.Maqedonisë- Gostivar, dhe I.C. 45 vjeçe gjithashtu nga R. e Shqipërisë me qëndrim të rregulluar në R.Maqedonisë-Gostivar.

Bastisja është kryer në prezencë të pronarit të lokalit T.F., ku gjatë kontrollit menjëherë pas shankit janë gjetur 9 qese najloni me mbetje nga substanca e panjohur pluhuri, dhe një enë rostfraj me shenja të dukshme të substancave të lartpërmendura, që bën të ketë dyshim të arsyeshëm, se në hapësirat e lokalit përdoren droga narkotike.

Lëndët e gjetura janë siguruar mire dhe janë marr nga vendi ku janë gjetur, nga ana e krim- ekipës, ku me vërtetim janë mare nga personi A.B. për ekspertizë si dhe procedure të mëtejme.

Loading...