BELA me dëshmi të reja: Punësime familjare në UNT nga rektori Pollozhani

Shpërndaje

Valon Bela nuk ndalet vazhdon me paraqitjen e dëshmive me keqpërdorimet që ndodhin nga ana e rektorit të Universitetit “Nene Tereza” në Shkup, Aziz Pollozhanin për skandalet e njëpasnjëshme, njofton fjala.mk

Më poshtë ju sjellim një postim të kritukuesit të drejtë për keqpërdorimet nga ana e rektorit të UNT-së, Aziz Pollozhanit:

Postimi i plotë nga Valon Bela:

Të nderuar dashamirë të arsimit shqip, Ju që jeni shqetësuar për mbarëvajtjen e arsimit të lartë si dhe personave që (keq)menaxhojnë me institucionet arsimore publike,
Më poshtë ua sjell dokumentin e radhës si dëshmi për ‘shpërblim’ të familjarëve të rektorit të UNT-së, Aziz Pollozhani.

Lura Pollozhani, vajza e Azizit.

Gent Reçi, nipi i Dajës.

Albulena Halili, mbesa nga motra e gruas së Azizit (balldëzka)

Ky Universitet po shkatërrohet përmes nepotizmit dhe miqësisë akoma pa filluar si duhet.
Shumë shpejt do të ngriten paditë e para ndaj keqpërdorimeve të binomit të krimit në këtë Universitet Aziz & Rizvan.

Loading...